Site icon Telegrafi

Asaf Ademi: Teatri Shqiptar i Shkupit do të jetë gati në mars të vitit të ardhshëm

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot në ambientet e Ministrisë së Kulturës ka mbajtur konferencë shtypi, ku ka njoftuar mbi projektet dhe aktivitetet, të cilat me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës janë realizuar në vitin 2018, gjegjësish për shtatë muajt e fundit, që nga emërimi i tij në këtë post.

Ai ka informuar se këtë vit janë mbështetur më shumë se 2000 projekte, që ishin pjesë e konkursit vjetor për mbështetjen e projekteve me interes kombëtar në kulturë dhe konkurset “Evropianët e Rinj” dhe “Vala e re kulturore”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa sa i përket Teatrit Shqiptar në Shkup, Asaf Ademi tha se nga mesi i vitit të ardhshëm pritet të përfundojë faza e parë që përfshin karabinën dhe fasadën ndërkohë që nuk ofroi afat se kur pritet finalizimi i godinës.

“Lidhur me objektin e teatrit në Shkup besoj se në pjesën e parë të vitit të ardhshëm unë pres që ky objekt veç më të hyjë në funksion”, tha Ademi.

Kurse për Teatrin e Tetovës, Ademi theksoi se bëhet fjalë për fazën e parë të ndërtimit, e cila sipas tij do të përfundojë në mesin e vitit të ardhshëm, por se objekti është larg nga vënia në përdorim./Telegrafi/

Exit mobile version