Presidenti sirian Bashar al-Asad zbulon se dëmet e shkaktuara nga lufta 5-vjeçare në Siri kapin vlerën 200 miliardë dollarë. Deklarata e presidentit sirian u bë sot në një intervistë të dhënë për median shtetërore ruse “Ria Novosti”.
Dëmet e shkaktuara nga lufta në Siri që prej fillimit të saj në vitin 2011 kanë kaluar vlerën e 200 miliardë dollarëve, deklaroi presidenti sirian, Bashar Al Asad në një intervistë për agjencinë ruse “Ria Novosti” të publikuar sot.
“Humbjet ekonomike dhe shkatërrimet infrastrukturore kanë kaluar vlerën e 200 miliardë dollarëve”, deklaroi presidenti sirian.
Ai vlerësoi se problemet ekonomike mund të rregullohen sapo të mbarojë lufta por riparimi i dëmeve infrastrukturore do të kërkojë shumë kohë.
Asad nuk përmendi në këtë intervistë humbjet e mëdha njerëzorë të shkaktuara nga lufta, në të cilën janë vrarë afro gjysmë milioni njerëz dhe janë zhvendosur 4 milionë të tjerë.