Site icon Telegrafi

As treni i shpejtë nuk ia prish gjumin

Policia franceze ka raportuar se treni super i shpejtë (TGV) ka kaluar mbi të riun i cili po flinte në mes të binarëve pa e gërvishtur aspak.

Konduktori i udhëtonte nga qyteti Quimper për në Paris e ka vërejtur mashkullin se si në bark ishte shtrirë në mes të binarëve, afro 10 kilometra nga Vannesa, në perëndim të Francës.

Mirëpo treni nuk ka arritur të ndalet me kohë dhe ka kaluar edhe 800 metra tjera.
Duke zbritur nga treni, konduktori ka parë se mashkulli ishte i gjallë dhe se po provonte kot ta zgjonte nga gjumi i tij i thellë. Zjarrfikësit të cilët kanë arritur në vend të ngjarjes e kanë transferuar në spital ku ai, kur të këndellet, do të jap deklaratë thekson policia.

Exit mobile version