Telegrafi

As rryma nuk i ndal Djajtë

 Ndeshja u shoqërua nga një fillim i dominuar nga United, por takimi mori kthesë tjetër në minutën e 40-të, kur pranë rezultatit 0-0 ishte ndërprerë energjia elektrike në Londër. Ndeshja u ndal pesë minuta derisa u kthyen dritat, ndërsa më pas u vazhduan edhe pesë minutat e mbetura të pjesës së parë ku nuk kishte ndonjë ndryshim në rezultat.

Pjesa e dytë vazhdoi në mënyrë normale me Unitedin që kërkonte vazhdimisht portën me anë të depërtimeve të anësorit Nani.

Në minutën e 79-të në skenë u shfaq Wayne Rooney për t’ia siguruar Unitedit tri pikët shumë të rëndësishme në Craven Cottage. Në fund Fulhami pati mundësi të mirë për të barazuar, por shpëtimtar u tregua Van Persie, i cili tregoi se është i mirë edhe në fazën defensive.

Ky ishte dhe rezultati përfundimtar i këtij takimi, ndërsa United pas kësaj sfide ka 62 pikë, dhjetë pikë më shumë se sa Manchester City që e pret Liverpoolin të dielën. /Telegrafi/