Telegrafi

AS: Rekordi nuk i takon Messit, por Godfrey Chitalus!

Sipas AS, në vitin 1972, Chitalu ka shënuar 107 gola si lojtar i Kabwe Warriors dhe i përfaqësueses së Zambisë.

Megjithatë, ky rekord nuk është pranuar e as që rezulton në listën zyrtare të FIFA-s apo në Federatën e futbollit të Zambisë.

Atij i janë pranuar 81 gola nga viti 1968 dhe mban vendin e tretë për golashënuesin më të mirë të vitit, pas Messit dhe Gerd Muellerit.

Po ashtu, AS dhe Marca konsiderojnë se dy gola i janë shkruar gabimisht argjentinasit që në fakt nuk i ka shënuar ai – njëri ndaj Mallorcas (që sipas gazetave, e ka shënuar Alexis Sanchez) dhe tjetri ndaj Athletic Bilbaos (që sipas gazetave, ishte autogol i Fernando Amorebietas).

Kujtojmë se me dy golat ndaj Betisit, Lionel Messi theu rekordin e Gerd Mueller (nga viti 1972, 85 gola) për më shumë gola të shënuar brenda një viti kalendarik, gjithsej 86. /Telegrafi/