Telegrafi

As në krizë femrat nuk heqin dorë nga pudra e lëngshme

Ekspertët nga kompania L’Oreal pohojnë se pudra e lëngshme e ka marrë primatin e shitjes në këtë periudhë, kurse deri më tani ka qenë dominues e shitja buzëkuqit për buzë. Por kohët kanë ndryshuar.

Në bazë të një hulumtimi të L’Oreal, në Britani të Madhe shitja e buzëkuqit është rritur vetëm për 2.5 %, ndërsa shumica e femrave pohojnë se pudra e lëngshme është produkti pa të cilin “nuk mund jetojnë”, ndërsa buzëkuqit është shoqërues i bukurisë për femrat që kanë hyrë në vite.

Një tjetër fakt, i cili tregon se për kompanitë kozmetike nuk ekziston termi ‘krizë’, janë të dhënat se 82 % e femrave kënaqen duke blerë produkte për t’u zbukuruar, derisa 88 % e femrave pohojnë se kanë shumë më tepër vetëbesim kur janë të lyera. /Telegrafi/