Telegrafi

As më shumë as më pak hekur

Sikurse që mungesa e hekurit sjell deri te plogështia, marramendja, përgjumja dhe mungesa e përqendrimit, ashtu edhe teprica e hekurit nuk i shërben shëndetit të njeriut.

Në përqendrim më të lartë, hekuri mund të ketë efekt pro-oksidues, i cili konsiderohet si i dëmshëm për organizmin.

Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë që hekuri është mirë të mbahet në vlera normale (preferohet më afër kufijve të poshtëm sesa të epërm), ashtu që të mos prishet baraspesha e brendshme e organizmit

Burimet kryesore të hekurit: ushqimet nga bota shtazore- mishi, mëlçia, peshku, gaforret, pastaj nga bota bimore spinaqi, farat, drithërat, çikore, majdanoz, bizele etj.