Telegrafi

As kush nuk interesohet për PTK-në

Burime të Klan Kosovës, tregojnë se afati që do të përfundonte të dielën, është zgjatur me kërkesë të disa kompanive që nuk kanë arritur ta dorëzojnë me kohë dokumentacionin, edhe pse shumë sosh kishin marrë aplikacionet me kohë.

Megjithatë, askush nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave nuk flet për këtë zgjatje afati, pasi i vetmi që mund të flasë thonë se është ministri Ahmet Shala, i cili po qëndron për vizitë pune në Londër.

Kundër këtij vendimi dhe privatizimit të PTK-së në përgjithësi, kanë dalë punëtorët, të cilët tashmë e kanë paditur Qeverinë për këtë privatizim. /Klan Kosova/