Telegrafi

As iPhone nuk do të jetë i sigurt nga malware-i!

Arsye për këtë është pikësëpari parimi i kodit të hapur për sistemin, kështu në faqen The Next Web thonë se developerëve u duhet vetëm një llogari dhe licenca për publikimin e aplikacioneve në Android Market, kështu që gati çdo kush mund të publikoj “aplikacione që kanë potencial të jenë të rrezikshme” në Market.

Nga ana tjetër, Apple është i njohur për kod të mbyllur dhe për “kontrollin total” të App Store-it të vet për shkak të cilës gjë shfrytëzuesit e tij nuk kishin probleme të mëdha me malware – por, kjo nuk do të thotë se do të jetë kështu edhe në të ardhmen.

Në të vërtetë, hulumtuesi i sigurisë Charlie Miller qysh tani ka dëshmuar se mund të ngarkohen aplikacionet malinje në App Store kështu që hakerët përmes tyre mund të ndodhë të kenë shansin të dëmtojnë ose vjedhin të dhënat, respektivisht të dërgojnë mesazhe SMS pa dijen e pronarit të telefonit, e mendim të njëjtë ka edhe eksperti i sigurisë Bruce Schneier i cili thotë se, përkundër rregullave strikte në App Store, pajisjet e Apple nuk do të jenë më të sigurt në krahasim me konkurrentët.

Duke pasur parasysh se një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve telefonat e vet të zakonshëm po i zëvendëson me pajisje smartphone dhe se në të ardhmen pritet ti përdorim ato gjithnjë e më shumë si portofol elektronik dhe për e-banking (një pjesë e shfrytëzuesve qysh tani po i përdorin për këto shërbime), telefonat e mençur do të bëhen “platforma primare për sulmet e cyber kriminelëve gjatë viteve të ardhshëm”. Edhe pse Android do të vazhdoj të jetë caku kryesorë, Schneider mendon se në sulme nuk do të jenë imun as përdoruesit e telefonave nga Apple.

Në The Next Web tërheqin vërejtjen se, edhe pse Apple mund të kontrolloj aplikacionet në App Store, deri te problemet mund të vijë gjatë përdorimit të shërbimeve të cilët nuk janë të ndërlidhur me shitoren e aplikacioneve të Apple, gjë të cilën nuk do të mund ta parandalojë kompania.

Edhe pse shumë njerëz mendojnë se kompanitë e sigurisë po ia teprojnë me tregimet rreth dobësive të sigurisë së telefonave të mençur – për shkak se dëshirojnë të na shesin softuerin e sigurisë, smartphonet padyshim po bëhen gjithnjë e më atraktiv për hakerët dhe cyber kriminelët dhe në të ardhmen mund të presim numër gjithnjë e më të madh të sulmeve, me cilin rast do të jenë të rrezikuara të gjitha platformat mobile. /Telegrafi/