Telegrafi

As Dobbins as Mitchell nuk do ta zëvendësojnë Garnettin

Kryetari i klubit të basketbollit Peja, Art Gashi, ka bërë të ditur se nuk ka arritur marrëveshje me ndonjërin nga dy basketbollistët amerikanë, Justin Dobbinsin e Dustin Mitchellin. Ai tha se Dobbinsin nuk e ka lëshuar skuadra, derisa Mitchelli është lënduar.

"Nuk arritëm të merremi vesh me asnjërin prej basketbollistëve. Në fakt klubi nuk e lëshoi Dobbinin, derisa Mitchelli u lëndua. Do të kërkojmë lojtar tjetër", ka thënë Gashi për Kohën Ditore.

Këta lojtarë kishin luajtur edhe më parë në basketbollin kosovar, kështu që kjo ishte arsyeja që i kishte shtyrë drejtuesit e klubit verdh e zi të tentojnë ta transferojnë ndonjërin prej tyre. /Telegrafi/