Telegrafi

Arvizu takon Aurela Gaçen, këngëtarja e emocionuar: Faleminderit mik! (Foto)

Këngëtarja Aurela Gaçe duket se ka pritur një person vërtet të veçantë sot për vizitë.

Ish-ambasadori amerikan Alexander Arvizu ka vizituar sot këngëtaren e njohur dhe partnerin e saj Skerdin.

Lexo po ashtu Aurela Gaçe ‘kërcënon’ me vdekje aktorin e “Portokallisë” (Video)

Mesa duket këngëtarja Gaçe ka një raport shumë të mirë me Arvizun, përderisa nuk heziton ta quajë atë mik të familjes.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Aurela shfaqet përkrah Skerdit dhe ish-ambasadorit në një fotografi, teksa në mbishkrimin e saj shkruan me emocione falënderimet për vizitën e tij. /Telegrafi/