Telegrafi

Arvizu-Rama, takim pa rezultat

Mësohet se diplomati amerikan ka këmbëngulur fort në këtë pikë, ndërkohë që lideri socialist ka argumentuar nevojën e nderimit të viktimave të 21 janarit në një homazh paqësor, raportoi Top Channel, duke shtuar se ajo që duket se tremb shumë diplomatët dhe ambasadorin amerikan është precipitimi i situatës, e cila është mjaft e tensionuar dhe këtë ambasadori Arvizu ja ka bërë të qartë Ramës.

Mundësia e daljes jashtë kontrollit të mitingjeve dhe demonstratave, në këndvështrimin amerikan është e madhe, sikurse edhe frika për integritetin fizik të liderit të saj, por për Ramën opozita nuk kultivon frikën në vend dhe njerëzit nuk kanë përse të frikësohen. /Telegrafi/