Site icon Telegrafi

Arushat ruajnë fushën me kanabis në Kanada

Të paktën 13 arusha të murrme shëtitshin nëpër fushë, por policia kuptoi se ato nuk tregonin shenja agresiviteti, respektivisht arushat ishin krejtësisht të qeta.

Policia dyshon se arushat janë nxitur të rrinë në fermë duke u ushqyer me ushqim të qenve. Policia zbuloi dy fusha të mbjella me rreth 2300 bimë kanabisi. Pesë policë janë ftuar të kontrollojnë plantacionin në afërsi të liqenit Christina të cilët shkatërruan bimët e kanabisit dhe arrestuan dy persona.

“Arinjtë dukeshin të qetë. Vetëm rrinin ulur dhe na shikonin. Në një moment njëri prej arinjve u ngjit në automjetin e policisë, qëndroi ulur për një kohë dhe më pas u largua”, tha polici Fred Mansvield. /Telegrafi/
 

Exit mobile version