Telegrafi

Arusha tenton të ndihmojë këlyshin e saj duke e kapur me dhëmbë dhe duke e tërhequr mbi një gardh

Një video interesante nga Los Anxhelosi tregon se si një arushë tenton të ndihmojë këlyshin e saj duke e kapur me dhëmbë dhe duke e tërhequr mbi një gardh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet janë marrë në Monrovia, një lagje në veri të Los Anxhelosit, më 12 qershor.

Videoja disa sekondëshe u postua në rrjetet sociale nga një përdorues i quajtur Lisette dhe tregon kafshët të përfshira në një ndërveprim interesant teksa përpiqeshin të ngjiteshin në gardh.

@_lissette23

Just another day in Monrovia, CA 🥹🐻#mommabear #bears #monrovia

♬ Funny Song – Cavendish Music

Arusha e ngre këlyshin e saj në ajër ndërsa ai lëkundet nga njëra anë në tjetrën para se të arrijë majën e gardhit prej druri dhe fillon të bëjë kalimin në anën tjetër.

Pamjet janë postuar pak ditë më parë dhe deri më tani kanë grumbulluar mijëra shikime në platformën e mediave sociale. /Telegrafi/