Një arushë ia ka shpëtuar vetës jetën, pasi u ngatërrua keq në disa tela në një pjesë malore në Borneo të Indonezisë.
Vizitorët menduan se është duke pushuar, derisa nuk ngriti njërën putër, sikur të ishte duke përshëndetur, transmeton Telegrafi.
Pran saj kanë shkuar disa mbrojtës të rendit, por është dashur ndihma e ekspertëve të kafshëve, që ta largojnë prej aty.
Kafshën që e emëruan Belia, e vënë nën anestezion dhe e larguan. Por, putra saj ishte dëmtuar në masë të madhe dhe u desh t’ia amputonin.
Megjithëse ka gjendje të mirë, arushën do ta mbajnë një javë në një hapësirë të rrethuar, për ta lëshuar sërish në mal. /Telegrafi/