Mesfushori i ri i Barcelonës, Arturo Vidal, është zotuar se do të luftojë për Barcelonën dhe t’i përshtatë aftësitë e tij në klubin e tij të ri.
Reprezentuesi kilian arriti nga Bayern Munichu te Barcelona në një marrëveshje të raportuar prej 20 milionë eurosh.
Pas disa ndeshjeve të zhvilluara me karakter miqësor, Vidal ka premtuar se do ta japë të gjitha për klubin e tij të ri.
“Karriera ime është bazuar në edukimin tim të fëmijërisë”, ka thënë fillimisht Vidal për mediat katalunase.
“Unë u rrita duke luajtur futboll në rrugë dhe stili im i lojës është i tillë, ti mëson si të luftosh dhe kjo është një cilësi që dua të sjell këtu, te Barca”.
“Asgjë nuk ka qenë e lehtë në jetën time, ishte një fëmijëri e vështirë në një lagje të rrezikshme me nënën time që më solli mua dhe pesë vëllezërit e mi”.
“Tani jeta ime është krejtësisht ndryshe, por kurrë nuk do t’i harroj ato vite”, përfundoi Vidal.
Ndryshe, kiliani ka luajtur në të kaluarën edhe për Bayer Leverkusenin e Juventusin, ku ka fituar edhe shumë trofe. /Telegrafi/