Telegrafi

Arton Zekaj transferohet te Lille

Arton Zekaj ka bërë edhe një hap të madh në karrierën futbollistike.

Mesfushori i Partizanit të Beogradit tashmë edhe zyrtarisht ka kaluar në klubin e ligës elitare franceze.

Futbollisti shqiptar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e Lilles, ku është pritur ngrohtësisht.

Lojtari ka folur për Telegrafin pas prezantimit te klubi i ri gjersa ka treguar edhe emocionet e para.

“Jam pritur shumë mirë prej stafit menaxherial të klubit. Gjithashtu më kanë pritur mirë edhe lojtarët, të cilët po më ndihmojnë të ambientohen në rrethanat e reja. Shpresoj që të kem sa më shumë minutazh që të tregoj cilësitë e mia për të cilat jam transferuar në këtë klub të madh”, ka thënë Zekaj.

Ai më tutje ka pohuar se dëshiron të ketë paraqitje të mira që të arrij më shumë në karrierë dhe t’i bëj krenar të gjithë shqiptarët.

Theksojmë se lojtari pritet që të merr edhe ftesë prej përfaqësueses së Kosovës pasi që interesim për të kishte shprehur edhe i ndjeri, ish-presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri. /Telegrafi/