Telegrafi

Arton Muhaxheri: Vetëvendosje e ka paranojë SHIK-un (Video)

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje nga Dega në Pejë, Arton Muhaxhiri, ka thënë se arsyet e largimit nga Lëvizja Vetëvendosje janë të shumta, “si të brendshme ashtu edhe të jashtme”.

“Në raportet me opinioni publik, VV s’ka qenë korrekte. Kam pasur shumë presion”, ka thënë Muhaxheri në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum.

Presioni, siç tha ai, u bë kur ai kishte dhënë një opinion të tij lidhur me çështjet më delikate të vendit. Sipas tij, presioni ka ardhur nga Dega në Pejë dhe nga Qendra.

“Pse po shkruaj, me kënd po dal… Këto mi kanë përcjellë Vetëvendosja. Ata e kanë paranojë SHIK-un”, tha Muhaxheri, që tashmë ka aderuar në PDK, duke treguar për presionet që i ka bërë VV sa ishte anëtar i saj.

Muhaxheri tregoi se përpos tij, kanë dhënë dorëheqje edhe shumë të tjerë, jo vetëm nga Dega në Pejë, por që këto vendime i kanë bërë në heshtje. Ai paralajmëroi se do të ndodhin edhe largime të tjera nga VV. /Telegrafi/