Site icon Telegrafi

Arto, “shtëpia” luksoze në rrota

Niesmann+Bischoff ka shtuar emrin e tretë në ofertën e saj të rulotave luskzoe, e bëhet fjalë për Arto RV.

Fjala është për rulotën e bazuar në modelin e Fiat Ducato, që është bërë prodhimi më i ri i kompanisë Niesmann+Bischoff, transmeton Telegrafi.

Siç është rasti në të gjitha rulotat e prodhuesit gjerman, luksi nuk mungon fare. Arto është i disponueshëm në dy versione dhe në tri gjatësi të ndryshme, e më i shkurti është 7.784 mm.

Opsione për konfigurim ka aq shumë, sa që blerësit kanë fleksibilitet maksimal. Duke marrë parasysh që Arto është i bazuar në Fiat Ducato, ka dyer të veçanta për pasagjerët, por jo edhe për shoferin, por blerësit kanë edhe këtë opsion.

Nga kjo kompani kanë bërë të ditur se klientët nuk janë pro këtyre dyerve, për shkak të izolimit më të mirë dhe efikasitetit të sistemit të ngrohjes, ftohjes e ventilimit.

Karroceria është e lyer më ngjyra të ndryshme, një kombinim interesant që e bën një “shtëpi” të përkryer në rrota. Përparësia tjetër e ngjyrës është se është i lehtë për t’u mirëmbajtur dhe i reziston gërvishtjeve të lehta.

Modeli bazik ofrohet me katër ulëse, të pajisur me kuzhinë, spa, qëndrim ditor dhe dhomë gjumi me shtrat gjigant. Megjithatë, blerësit kanë në dispozicion një sërë modifikimesh, e mundet të kenë edhe “garazh” për skuter.

Gjithashtu mund të zgjedhin mobilet që mund të punohen me materiale të ndryshme. Për Arton e disponueshme është pakoja Lithium Energy Pack që kushton 82.44 euro. Çmimi fillestar i kësaj rulotë është 87 mijë euro, dhe ajo rritet varësisht nga kërkesat e blerësve. /Telegrafi/

Exit mobile version