Site icon Telegrafi

“Artizanatet dhe gruaja”, Edicioni i katërt i panairit në Maqedoni

Për të katërtën herë me radhë Shoqata për zhvillimin e kulturës “Porta Skupi”, organizoi Panairin “Artizanatet dhe gruaja”. Panairi njëditor, u mbajt në Parkun e Qytetit të, ku gra të profileve të ndryshme, promovuan vlerat tradicionale si ushqimore ashtu edhe punime dore të trashëguara brez pas brezi. Qëllimi i eventit është të promovojë vlerat e mirëfillta nga trashëgimia e bujshme në trevat tona. Programi u shoqërua me punime të bëra me dorë nga gratë, siç janë qëndisjet dhe filigranet. Panairin e hapi kryetarja e Shoqatës për zhvillimin e kulturës “Porta Skupi”, Arlinda Kalisi.

“Artizanate nga shumë treva të ndryshme, ku siç e dimë gërshetohen tradita, arti dhe vlerat e çmuara, që u trashëguan ndër shekuj nga shenjëtoret tona, gjyshet, nanat dhe miket që sot i kemi prezentë dhe i kem vendosur në piedestal për t’i shpalosur artizanatet e tyre”, tha Arlinda Kalisi, organizatore./TV21/

Exit mobile version