Telegrafi

Artistja kazake ka një teknikë unike të pikturimit

Asel Sabirzhankizi është një artiste e re nga Kazakistani, e cila përdor një teknikë të pazakontë pikture.

Ajo ra në dashuri me vizatimin që nga fëmijëria dhe hobi iu kthye në një profesion.

Asaj i pëlqen të eksperimentojë dhe të provojë gjëra të reja. Kështu zbuloi ajo teknikën që përdor sot.

“Disa herë u përpoqa të pikturoja një portret duke përdorur një vizore në të cilën i kam vendosur tre lapsa”, tha ajo.

Asel është shumë e ndjekur në rrjetet sociale ku poston foto dhe video nga puna e saj.

Disa nga klipet e saj në TikTok kanë mbi një milion shikime. Ajo shpreson që një ditë të jetë një autore me famë botërore dhe të ketë një ekspozitë jashtë vendit. /Telegrafi/