Site icon Telegrafi

Artistja hulumton prapanicat femërore

Sue Williams nga Swanse në Uells do të përdorë paratë të cilat i ka pranuar nga Këshilli artistik i Uellsit për të përpunuar një varg kallëpesh gipsi të prapanicave të femrave, duke filluar nga ajo e saj. Qëllimi i projektit të saj është të hulumtojë fetishizmin e racave të ndryshme, nga ato afrikane deri tek shoqëritë evropiane.

“Projekti merret me problemin e prapanicës, çfarë është statusi i saj në kulturën bashkëkohore dhe çfarë është qëndrimi i përgjithshëm i meshkujve. Sa për shembull, është e qartë se në fiset afrikane ajo ka status pothuajse të shenjtë”, ka thënë artistja Sue.

Emma Geliot nga Këshilli i cili sponsorizon hulumtimin e prapanicave ka thënë se njerëzit kryesisht janë skeptikë dhe mendojnë se bëhet fjalë për një projekt të marrë, por anëtarët e Këshillit vlerësojnë se poenta është shumë serioze dhe interesante.

Exit mobile version