Site icon Telegrafi

Artistja e punimeve të dorës, Shpresa Makasqi: Kam punime që me to jam e lidhur shpirtërisht

Prizreni njihet si qyteti i zanateve dhe vend i punimeve artizanale, të cilat edhe sot vazhdojnë të kultivohen me sukses.

Një rrëfim të tillë e ka edhe Shpresa Latifi Makasqi, e cila ka vite që merret me punimet e dorës, të cilën krijimtari po ia përcjell edhe gjeneratave të reja.

Në fakt, ajo gjatë një interviste për inlajm tregon se hapat e parë i ka mësuar prej vajzës, Gentijana Makasqi.

“Unë këtë zanat e kam mësuar nga vajza ime, e cila më parë ishte trajtuar në shoqatën e zejtarëve për përpunimin e bizhuterive”, thotë në fillim Makasqi.

“Puna e dorës më lehtëson dhe më largon nga përditshmëria. Shto faktin edhe kur e sheh në fund rezultatin që del diçka e bukur, ndiej një kënaqësi shumë të madhe”, pohoi ajo.

Ajo më tutje tregoi se ka punime që nuk pranon t’i shes pasi lidhet shpirtërisht me to pasi janë të veçanta në jetën e saj.

Ndryshe, Makasqi ka marrë pjesë në shumë ekspozita ndërkombëtare duke prezantuar Kosovën, ku ka fituar edhe shumë çmime të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version