Site icon Telegrafi

Artistja e grimit transformon fytyrën në pamje të frikshme (Foto)

Një artiste grimi nga Dublini i Irlandës, është lodhur me kozmetikën e zakonshme, dhe ka vendosur të bëjë diçka të pazakontë.

Jessy Malone nuk ka dashur më të bëj ‘sy të tymosur’, apo kontura të ndryshme në faqe, por lyerje të egra që e bëjnë fytyrën shumë e frikshme, transmeton Telegrafi.

22-vjeçarja që ka studiuar grimin, kohën e lirë e kalon duke menduar dhe aplikuar vija të ndryshme në fytyrë, që e shfaqin sikur ka dalë nga ndonjë makth nate.

Që kur e ka filluar këtë hobi para dy vitesh, ajo ka aplikuar grimin e ‘plakës së moshuar’ me flokë të thinjura, si dhe pamjen e gruas që i dalin dhëmbët nga faqet, karshi shumë dukjeve të tjera.

Lexo po ashtu Mënyra se si e transformon veten kjo artiste grimi, do t’ju mahnitë (Video)

“Në fillim kam hezituar t’i vë fotografitë në Facebook, por më pas vendosa t’i postojë sepse kjo jam unë dhe nuk brengosem çfarë thonë të tjerët”, ka thënë Malone.

Në fakt këto i kanë pëlqyer të gjithëve, ndërsa shumë nga kolegët e kolegjit ku i ka vijuar studimet, po kërkojnë këshilla nga ajo për këtë lloj grimi.

Megjithëse ajo punon në orar të plotë,prapë ia del të krijojë këto imazhe, ndërsa një ditë ëndërron të punojë vetëm me këso efekte speciale të aplikuara në fytyrë. /Telegrafi/

Exit mobile version