Site icon Telegrafi

Artistja Donna Dafi, imazhi i ri i markës “Escada”, duket shumë tërheqëse në promocionin e reklamës

”Joshja e Escada-s, tani e personifikuar nga Donna Dafi”, shkruan brendi “Escada” në rrjetet e tyre sociale në promocionin e publikuar për imazhin e ri të këngëtares Donna Dafi.

Në këtë promo, ajo duket shumë tërheqëse dhe elegante, ndërkohë që kompania ka paralajmëruar se reklama e plotë do të publikohet më 1 mars 2025 në të gjitha platformat.

Përveç imazhit dhe reklamës, Donna Dafi i ka kushtuar edhe një këngë këtij brendi, e cila do të publikohet nesër, më 21 shkurt 2025.

Tani, “Escada” me imazhin e ri të Donna Dafit në kopertinën e parfumit është shfaqur në të gjitha dyqanet e markës në botë, si dhe në platformat digjitale dhe ato të printuara.

Donna Dafi, gjatë kësaj jave, ka udhëtuar nga Shtutgarti, ku jeton dhe vepron, për në Brazil dhe tani është në Berlin të Gjermanisë, ku së shpejti do të publikojë edhe projektin e saj të ri artistik. Mbete të shohim se çfarë projekti do të sjellë për fansat e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version