Artistja dhe aktivistja feministe, e njohur me emrin artistik Ms. Indefinite përmes një video-performance dhe instalacioneve ngrit zërin për të drejtat e gruas në Kosovë.
Ajo përmes artit si krijim shpreh kritiken shoqërore dhe revoltën ndaj dukurive në shoqërinë tonë.
Artistja trajton në mënyrë kreative dhe në formë revoltuese çështjet e drejtësisë dhe barazisë në shoqërinë kosovare.
Ms. Indefinite së fundi, në kuadër të Festivalit FemARt ka bërë një tjetër video-performancën që u realizua tek Gjykata Themelore në Ferizaj.
Video-performanca mban titullin “Marigona nuk e qëndisë më flamurin” dhe është dedikim për Marigona Osmanin, 18-vjeçarja që u vra dhe u dhunua fizikisht nga partneri i saj, Dardan Krivaqa.
Me një mesazh të fuqishëm dhe mjaft domethënës, ajo edhe një herë ka ngritur zërin kundër dhunën ndaj gjinisë femërore.