Artistja argjentinase, Amalia Ulman, katër vjet më parë përfundoi projektin e saj që e afirmoi në skenën e artit botëror.
Nëpërmjet performancës “Përsosmëri dhe ekselencë”, 29-vjeçarja u shfaq në Instagram si një femër e re optimiste që dëshiron të realizojë ëndrrat e saj në Los Angeles.
Çdo gjë filloi me publikime të pafajshme të tilla si “sa e mirë është dita”, në mënyrë që pas ndarjes me të dashurin e saj, ajo u bë shumë më intime.
Rregullisht postoi të gjitha fazat nëpër të cilat po kalonte – nga ‘selfie’ seksi në pasqyrë, zgjerimi estetik i gjirit dhe video me plot lot e deri te shërimi përmes jogës, meditimit dhe dollinë me avokado.
Profili i saj shpërtheu dhe për pesë muaj, ajo kishte rreth 90.000 fansa (tash numëron mbi 158 mijë ndjekës), të cilët e ndoqën me besnikëri transformimin e saj. Por, çfarë ndodhi më pas? Artistja tha se e tëra ishte vetëm performancë.
Ajo ka treguar se si emocionet dhe përvojat mund të hedhen në rrjetet sociale, ndonjëherë për shkak të vetmisë, nganjëherë për shkak të dëshirës për vëmendje dhe nganjëherë vetëm për të konfirmuar se kjo jetë vlen të përmendet, transmeton KosovaPress.
“E pëlqej fotografinë dhe performancën, e cila mund të përshtate me të. Kjo ishte më rëndësishmja për mua. Instagrami është i mbushur me tekste dhe foto, dhe këtë e bëj edhe unë – përmes fotografisë. Jam e interesuar për estetikën e imazheve”, ka thënë Ulman për CNN.
Por, fansat e saj nuk ishin aspak të entuziazmuar me atë që artistja thotë. Ata thanë se ndihen të mashtruar dhe se këtë ia bënë të ditur asaj përmes komenteve të shumta në profil.