Site icon Telegrafi

Artistja amerikane ekspozon në Tetovë

Më 18 tetor 2016, në Galerinë e Arteve në Tetovë duke filluar nga ora 19:00 do të bëhet hapja e ekspozitës personale të artistes amerikane Joyce Conlon, e cila ekspozitë do të qëndroj e hapur deri në fund të tetorit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë ekspozitë do të prezantohen diku rreth 30 punime të cilat janë pjesë e ciklit ”Remembered Map”. Përmes këtij cikli artistja ka paraqitë udhëtimet, të cilat rrjedhin si pasojë e vizitave tjera. Të gjitha këto lëvizje, udhëtime janë si harta që për momentin janë duke bërë si shkak i krizave që janë duke ndodhur në botë si dhe krizave të refugjatëve.

Joyce Conlon është një artiste nga Amerika e cila i përfundoi studimet e saj në degën e Pikturës në ”Pratt Institute” dhe magjistroi për Antropologji në ”Universitetin e Massachusetts”, si dhe atë të pikturës në Shkollën e Artit në ”Hartford”.

Conlon ka qenë pjesëmarrëse në shume ekspozita personale dhe kolektive, brenda dhe jashtë vendit. Vlen të përmendet bashkëpunimi i saj me artistë vendas dhe nga rajoni ku sivjet ishte edhe si pjesëmarrëse në simpoziumin ndërkombëtar të artit në Strugë si dhe u prezantua me ekspozitë personale në ”Galerinë Qahili” në Prishtinë.

Punimet e saj janë pjesë e koleksioneve të ndryshme. Joyce gjithashtu ka marr disa çmime vendore dhe ndërkombëtare. Organizator i kësaj ekspozite është Shoqata për art dhe kulturë ”Silindart”, si kurator i ekspozitës është artisti Burhan Ahmeti në bashkëpunim me Galerinë e Arteve në Tetovë./Telegrafi/

 

Exit mobile version