Dergham Krakeh, një artist palestinez, u bën thirrje banorëve të Gazës të “qëndrojnë në shtëpi” me ‘gdhendje’ në rërë në një plazh në qytetin e Gazës.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, deri më tani, 12 raste janë konfirmuar në Gaza, të gjitha ato të vendosura nën karantinë.
Gjithashtu thuhet se mijëra palestinezë që janë rikthyer në Gaza përmes Egjiptit janë karantinuar si masë paraprake.
Ndryshe, numri i vdekjeve të konfirmuara në botë nga coronavirusi ka tejkaluar 70,000 dhe aktualisht është në 70,446 dhe një total prej 1,286,229 njerëz u sëmurën. /Telegrafi/