Site icon Telegrafi

Artisti shqiptar që bën skulptura nga hekuri (Video)

 Arti i skulpturave të inoksit është i veçantë dhe modern dhe si i tillë ka tërhequr vëmendjen e madhe të kritikëve dhe është pritur mjaft mirë edhe nga qytetarët e thjeshtë, të cilët janë në kontakt të përditshëm me këtë lloj skulpture.

Selmonaj, i lindur më 1973 në Kosovë, ka emigruar në Zvicër që në vitin 1991. Karrierën e ka nisur në Kosovë me mundësitë e pakëta që mund t’i nënkuptojmë, por njohja me ambientin zviceran, Naimit i hapi shumë mundësi. Zvicra qe një vend i përshtatshëm për t’u zgjeruar kufijtë e skulpturës.

Siç është e njohur për ne, skulptura është një art gotik, e cila vishet nga parimet e krijimeve romake.

Me talentin e tij, Naimi arriti të bashkëpunojë me artistët më të mirë zviceran, për të zënë kështu një vend të rëndësishëm në artin skulpturor në botë. Dallohet për skulpturat e veçanta në inoks, njëkohësisht edhe për kombinimin unik të pikturës me skulpturë, elemente këto që e bëjnë Naim Selmonajn një artist të ngritur dhe që krenon mbarë kombin e tij. /Gazeta Tribuna/

Exit mobile version