Artisti shqiptar po vazhdon me sukseset e tij në skenën ndërkombëtare.
Saimir Pirgu po magjeps publikun e Cdo shteti ku ka performuar, transmeton Telegrafi.
Së fundmi ai është zgjedhur si imazhi kryesor i revistës së njohur “Das Opernglas”, e cila që nga viti 1980 në kopertinën e saj vendos yjet më të mëdha botërore.
“Saimir Pirgu: I gjithë rrugëtimi i tij për të ndërtuar një karrierë të këtyre niveleve pa arritur akoma në mes të tridhjetave. Ai flet për programin e ri arie dhe dëshirat e vogla që fsheh”,ka shkruar prestigjiozja gjermane.
“Das Opernglas” është një botim mujor në gjuhën gjermane, por që shitet në shumë shtete që nga Austria deri në Amerikë./Telegrafi/