Site icon Telegrafi

Artisti që pikturon me kaçavida në vend të furçave

Një artist që përdor kaçavida në vend të furçave thotë se pikturimi e ndihmon atë të menaxhojë shëndetin e tij mendor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Johno Cornish, nga Norwich, filloi të përdorë artin si një ndihmë emocionale pasi u përpoq t’i merrte jetën vetes në vitin 2005.

“Kjo më bën të përqendrohem në diçka, kjo më bën të ndihem i lumtur kur pikturoj”, tha ai.

Ai përdor kaçavida më shumë sesa furça tradicionale sepse thotë se është më e lehtë të krijosh “lëvizje” në veprat e tij.

Z. Cornish tha: “Të gjithë duhet të kenë një ëndërr dhe ëndrra ime është të ndihmoj familjen time dhe mbase një ditë të ketë një shtëpi me pamje nga deti”. /Telegrafi/

Exit mobile version