Të hënën, në Gjakovë do të tentohet thyerja zyrtare e një rekordi të Guinness-it në ndërtimin e mozaikëve me fara.
Artisti Alkent Pozhegu së bashku me ekipin e tij do të ndërtojnë mozaikun me figurën e këngëtares Rita Ora në një sipërfaqe rreth 300 metra katrorë.
Për ndërtimin e këtij mozaiku do të përdoren farat e lule diellit, misrit, grurit dhe fasules.
Rekordi aktual në këtë kategori mbahet nga një artist gjerman dhe është 270 metra katrorë.
Performanca kreative e Alkentit dhe ekipit të tij do të nisë në orën 9 të mëngjesit, ndërsa do të tentohet që e tërë puna të përfundojë në orët e mbrëmjes, në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë.
Ndryshe, Alkent Pozhegu deri më tani ka realizuar një numër të madh të mozaikëve, ndërsa që është edhe mbajtës i një tjetër rekordi të Guinness-it pasi në një sipërfaqe prej 500 metrash katrorë pati ndërtuar figurat e dy futbollistëve botërorë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.