Johny Dar nga Britania e Madhe ka kërkuar nga të famshëm të ndryshëm, që t’i dhurojnë xhinset e tyre dhe më pas ka punuar në secilën prej tyre vizatime unike.
Këto pantallona që i përkisnin yjeve të njohur në fusha të ndryshme si Kate Moss apo Victoria Beckham, tani po shiten për rreth pesëmijë funte, transmeton Telegrafi.
Paratë e mbledhura nga shitjet, do t’i dërgohen organizatës për mbrojtjen dhe zhvillimin e refugjatëve.
“Besoj se njerëzit e kuptojnë që nuk janë duke bërë vetëm donacion, me punimet e mahnitshme që i ka krijuar Johny, por edhe për arsyen se ku do të shkojnë paratë” ka thënë një zyrtar i shtëpisë ku do të zhvillohet ankandi.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni këto xhinse që kanë ngjyra dhe vizatime artistike, me një pamje shumë të bukur. /Telegrafi/