Erhan Oskakaq ka bërë “Timelapse”, me tërë procesin e pikturimit.
Djaloshi nga Peja, që ka diplomuar në pikturë, tashmë ka zgjedhur edhe një mënyrë për të tërhequr dashamirët e arteve pamore, transmeton Telegrafi.
Në kanalin e tij në YouTube, Eko Channel mund të shihen video të shumta, me mënyrën se si pikturon ai.
Së fundmi, Erhani shihet në regjistrim të përshpejtuar, teksa e pikturon një pjesë nga malet e Rugovës.
Megjithëse peizazhet janë preferenca e tij, nuk mungojnë as vizatime të portreteve, kryesisht me persona të famshëm. /Telegrafi/