Site icon Telegrafi

Artisti i njohur nga Gjakova krijon portretin e Mbretit Charles III

Artisti nga Gjakova, Alkent Pozhegu, i njohur për krijimin e mozaikëve me drithë dhe fara, që përfshijnë figura të larta botërore, kësaj here ka bërë edhe portretin e Mbretit Charles III.

Pozhegu është mjaft i njohur me krijimtarinë e tij artistike të mozaikëve të veçantë, të cilat i bënë me drithëra, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Charles kurorëzohet Mbret i Mbretërisë së Bashkuar

Kësaj herë, ai vendosi që të krijojë një mozaik me portretin e Mbretit Charles III, me kokrra të farave, të grurit si dhe të misrit. Ky punim vjen derisa sot u mbajt në Londër ceremonia e kurorëzimit të mbretit britanik.

 

Artisti kosovar ka thyer deri më tani tre rekorde botërore të Guinness-it.

Veprat e tij shumë të veçanta të mozaikut me fara e drithëra përfshijnë figura të larta të ndryshme, politike dhe kulturore. /Telegrafi/

Exit mobile version