Site icon Telegrafi

Artisti nga Kina me një ‘super-fuqi’ – bëhet i padukshëm kur pikturon trupin me ngjyra

Një artist kamuflazhi në Jinan të Kinës nuk ka nevojë për një “mburojë të padukshme” për t’u përzier me ndonjë mjedis.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, burri i njohur vetëm si Wang arrin të zhduket në mjedise të shumta duke përdorur bojëra në trup.

Talenti i tij për këtë ‘super-fuqi’ mund të shihet edhe në një video.

Në një rast, ai mund të shihet derisa pikturon trupin e tij me ngjyra të lehta për t’u përzier në një kopsht të bukur në Jinan.

Mirëpo jo vetëm në këtë kopsht, Wang arrin që edhe në disa ambiente të tjera të kamuflohet aq mirë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version