Site icon Telegrafi

Artisti në vizatime vret Bushin, Papën dhe Mbretëreshën angleze

“Thonë se krimi është i ndaluar. Vjedhja e parave të dikujt a nuk është krim a? Raportet për dhunë a nuk janë krime? A janë veprat e mia glorifikim i këtyre krimeve”, pyeti artisti në prag të hapjes së ekspozitës.

Përmbledhja e nëntë vizatimeve quhet “Armiqtë”. Në vizatimet të larta dy metra dhe të gjerë një metër e gjysmë, autori ka portretizuar veten duke marrë në nishan liderët aktual dhe ish liderët botërorë.

I tërë koleksioni i punuar më 2005 dhe 2006, shitet për çmimin prej 260.000 dollarëve. Në këto vizatime Gil vret ish presidentin amerikan George Bush, ish kryeministrin izraelit Ariel Sharon, ish Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan, presidentin Iranian Mahmoud Ahmadinegjad, Mbretëreshën Elizabetha dhe Papa Benediktin XVI.

Vicente thotë se meritorët për vdekjen e një numri të madh njerëzish më së miri do të ishe që thjeshtë të vriteshin për t’i bërë një shërbim njerëzimit. /Telegrafi/

Exit mobile version