Russell Klimas e ndriçon qiellin e Kolorados së Shteteve të Bashkuara gjatë natës, duke ilustruar figura të ndryshme me dron.
Objekte të ndryshme si personazhi i famshëm Pikachu, emblema e Batman, apo një kub me linja shumë të drejta, janë disa prej punimeve të tij, transmeton Telegrafi.
Nëpërmjet Lumecube, një aparat me drita LED që e kapë për droni, artisti krijon vijat e shndritshme në qiellin e errët.
Me ndihmën e Google Maps dhe aplikacionit Litchi, ndihmohet që të kalojë fluturaken nëpër drejtimet e duhura dhe gjithçka të regjistrojë në kohë reale.
“Jam munduar që të krijoj figura në mënyrë manuale, por ishte e gjatë dhe e mundimshme, në këtë formë është shumë më e lehtë” ka thënë Klimas për realizimet mbresëlënëse. /Telegrafi/