Disa preferojnë të vizatojnë në letër, disa në kanvaz, por ky artist ka përdorë një teknikë komplet tjetër për të sjellë vepra arti.
Stephan Brusche është një artist nga Amsterdami i cili është shumë i talentuar në fushën e krijimit të dizajneve më të ndërlikuara , transmeton portali arbresh.info
Ai ka vendosur që artin e tij ta krijojë në banane.
Për tabloidin britanik Metro, ai ka theksuar se ‘kombinimi i gjërave’ e ka dërguar atë drejt krijimit të artit në banane.
E tëra ka filluar para gjashtë vitesh, pasi gruaja e tij e kishte detyruar atë që të shfrytëzontë Instagramin për të shfaqur krijimet e tij.