Pantus Jansson nga Suedia, ka gjetur një mënyrë interesante që të shtendoset dhe të krijojë art, teksa ndërton statuja gurësh në tokë dhe ujëra.
Ky 33-vjeçar balancon gurët e formave të ndryshme, të cilën pastaj e lë që ta admirojnë të tjerët, transmeton Telegrafi.
Videot ku ai tregon se i i vendos copëzat njërën mbi tjetrën, kanë bërë që në llogarinë e tij të jenë më se 100 mijë ndjekës.
Më poshtë mund të shihni statujat atraktive – prej harqeve në lumë, deri te një kryevepër prej 13 pjesëve.
Këtë hobi, artisti që në jetën e përditshme punon si postier, e kishte filluar para shtatë vitesh, kur pa një statujë të tillë në ishullin Oland dhe vendosi të mësoi si duhet punuar.
Gjysmën e më shumë të ndjekësve, ai i mblodhi për dy muaj, kur ata kuptuan se nuk është duke ngjitës.
“Forcat e balancimit, të bën të fokusohesh dhe të vë në një gjendje qetësuese” ka thënë Jansson.
Megjithëse këto fotografi nuk janë për shitje, ai po përfiton duke i shitur fotografitë e këtyre punimeve.
“Punimet i lë në ambientet ku janë realizuar dhe pas një kohe i gjej të rrëzuara për toke. Nganjëherë i shqelmoj vet, sapo t’i kem fotografuar”, ka thënë ai për statujat. /Telegrafi/