Site icon Telegrafi

Artisti kinez “pikturon” qiellin e Firences me 50 mijë fishekzjarrë

Një shfaqje shumëngjyrëshe me 50 mijë fishekzjarrë, ka “pikturuar” për 15 minuta qiellin e Firences.

Performanca e quajtur “qyteti i luleve në qiell”, u zhvillua pak para hapjes së ekspozitës personale të artistit kinez, Cai Guo-Qiang, i cili është i njohur për përdorimin e eksplozivëve për të krijuar art.

Rreth 60 vepra të artistit Guo-Qiang, janë ekspozuar në Galerinë Uffizi në Firencë, shkruan Euronews.

“Epoka e Rilindjes është e njohur për çlirimin personal, vlerat personale dhe njohuritë e natyrës. Kështu që lulet dhe bimët janë një reflektim i kësaj teme”, ka thënë Guo-Qiang. “Unë kam përjetuar fishekzjarrët në Kinë dhe pastaj jam kthyer i inspiruar në këtë qytet, kështu që vendosa ta pikturoj qiellin e Firences me artin e Rilindjes”. /Klan Kosova/

Exit mobile version