Një artist marcial nga India e theu Rekordin Botëror Guinness duke përdorur “çaklat” për thyerjen e 42 arrave të kokosit brenda një minute – përderisa frutat ndodheshin mbi kokat e vullnetarëve.
Një video e postuar në YouTube nga Rekordet Botërore Guinness shfaqin artistin KV Saidalavi duke qëndruar në mesin e një rrethi të formuar nga gjashtë vullnetarë me arrat e kokosit të balancuara mbi kokat e tyre, përcjell Telegrafi.
Saidalavi përdor “çaklat” e tij për të thyer një arrë kokosi një nga një, teksa çdo vullnetar e vendos një arrë tjetër kokosi mbi kokën e tij pas thyerjes së njërës prej tyre, raporton UPI.
Saidalavi, i cili mban pesë rekorde të tjera botërore për aftësitë e tij në artet marciale, arriti që të thyej 42 arra kokosi brenda një periudhe prej një minute. /Telegrafi/