Site icon Telegrafi

Artisti i cili përdor vetëm majat e lapsit

Ndër projektet e realizuara është edhe skulptura e këngëtarit të popullarizuar të rokenrollit Elvis Presley, ndërsa ka ndërmend të punojë nga një skulpturë për secilën viktimë që ka humbur jetën në sulmin terrorist të 11 shtatorit 2001 në Kullat Binjake.

Geti refuzon t’i shesë veprat e veta, ndërsa më me dëshirë ua falë të afërmve të tij. Ai tha se e tëra filloi kur së pari shkroi emrin e një shoku të klasës në majën e lapsit dhe prej asaj kohe më nuk është ndalur.

Veprat e tij janë të shumëllojshme, prej alfabetit deri te kaçavidat, zemrat e deri te kambana e kishës. /Telegrafi/

Exit mobile version