Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar, artisti i njohur gjakovar, pritet të thyejë edhe një rekord tjetër.
Bëhet fjalë për Alkent Pozhegun, i cili po përpiqet të vendosë një rekord botëror të Guinness duke krijuar mozaikun më të madh të drithërave, duke përdorur një imazh të presidentit amerikan, Donald Trump.
Ai këtë, siç edhe është raportuar, pritet ta bëjë në qytetin e Gjakovës, përcjell Telegrafi.
Madje, lidhur me këtë iniciativë të tij kanë filluar të raportojnë edhe media të njohura botërore, si AFP dhe The Guardian.
Ndryshe, Pozhegu, muaj më parë kishte realizuar portretin e këngëtares shqiptare Rita Ora. /Telegrafi/