Site icon Telegrafi

Artisti fotografon veten çdo ditë që 12 vjet

Fotografinë e parë e ka bërë më 1998, ndërsa thotë se ideja i ka lindur për inat të një vajze e cila ishte zemëruar pasi kishte blerë aparatin fotografik me paratë e fundit që kishte në xhep. Prej asaj kohe u betua se do ta përdorë fotoaparatin çdo ditë dhe sot, dymbëdhjetë vjet më vonë, ai e ka mbajtur këtë premtim.

Amerikani deri më tash ka bërë 3.931 fotografi, duke kompletuar kështu arkivin e tij 12-vjeçar. I mungojnë vetëm disa fotografi, pasi ai i kishte kaluar disa javë në Antarktik pa aparat fotografik.
Përndryshe, Keller është shumë i popullarizuar në internet pasi videon e tij, të bërë pas tetë vitesh të këtij projekti, e kanë parë një milion e gjysmë njerëz.

“Kur fotografohem, përqendrohem, i mbaj sytë hapur dhe drejtoj mirë kamerën”, tha Keller 34 vjeç. Ai tha se e ka vërejtur veten duke u plakur dhe shpreson se një ditë do të duket si George Clooney ose Sean Connery, shkruan “Daily Mail”. /Telegrafi/

Exit mobile version