Artisti i njohur Fehmi hoxha nga Rahoveci, këtë të premte, në ora 19:00, në Galerinë “Peyton” në Prishtinë hap ekspozitën e parë për vitin 2019.
Në këtë ngjarje do të ekspozohen veprat më të fundit të punuara në vitin 2019 në stilin e peisazheve abstrakte me teknikën akril në pëlhurë.
Kjo ekspozitë vjen një muaj pas fitimit të çmimit “Gursel Sylejmani” nga Fehmi Hoxha për pikturën më të mirë të vitit, çmim ky i ndarë nga Komuna e Ferizajt, si dhe pas dy ekspozitave të suksesshme të mbajtura në vitin 2018.
Kurator i ekspozitës është profesori i arteve Hajrush Fazliu, kurse organizator Blerim Gërguri.
Në këtë ekspozitë e cila do të jetë me karakter shitës do të ekspozohen gjithsej 27 piktura për 30 ditë, nga data 22 mars deri më 21 prill të vitit 2019.