Telegrafi

Artisti me famë ndërkombëtare me koncert në Tiranë

Martin Garrix (Foto: Instagram)

Martijn Gerard Garritsen, i njohur me emrin profesional si Martin Garrix, thuhet se po vjen në Shqipëri.

Kështu ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një postim të shpërndarë në rrjete sociale.

Ai mes tjerash njofton se më 5 korrik (e premte) do të performojë te Parku i Liqenit.

Garrix në ndërkohë ka qenë në Kosovë gjegjësisht në ‘Sunny Hill’ në Prishtinë në vitin 2022.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Martin Garrix

I njëjti ka bashkëpunuar edhe me artistet e famshme shqiptare si Dua Lipa dhe kanë bashkë: “Scared to be lonely”.

I njëjti gjithashtu ka realizuar një det edhe me Bebe Rexhën të quajtur “In the name of love”.

Pritet që në Tiranë të dhurojë spektakël e të bëjë një natë të paharrueshme për popullin shqiptar. /Telegrafi/