Arkitektët ndonjëherë janë të varur nga kufijtë e inxhinierisë, dhe nga ana tjetër inxhinierët nga kufijtë e fizikës.
Kështu që bota e artit po shtynë kufijtë e imagjinatës arkitektonike, pasi disa artiste të rinj të botës dixhitale po ndërtojnë fotografi me teknikat e manipulimit, për të shtrembëruar qytetet sipas dëshirës së tyre.
Arti i ndërtuar nga arkitektura
Artisti dhe fotografi spanjoll, Victor Enrich, filloi të transformojë fotografitë arkitektonike gjatë një udhëtimi në Riga, Letoni, përcjell Telegrafi.
Në atë që do të bëhej imazhi i parë i një serie të quajtur “Portrete të Qytetit”, ai fotografoi një prej urave rrugore të qytetit, duke ngritur strukturën në qiell me kënd prej 90 shkallë.
Fotografi të tjera të kësaj serie, panë blloqe kullash të shtrembëruar dhe të pasuruar në forma fantastike.
Pasi kishte kaluar më shumë se një dekadë si një artist i lëmisë dixhitale dhe vizalizues për firmat e arkitekturës në Barcelonë, Enrich, ishte tashmë i njohur me programin 3D të modelimit për të eksperimentuar me shtrembërimin e objekteve.
“Mendova se ishte koha t’i aplikoja këto teknika të artit në rrugë”, tha ai.
“Kështu që u largova (nga puna ime) dhe fillova të eksperimentoj me të njëjtat mjete, pa ndonjë qëllim specifik përveçse të hulumtoj mundësitë”, ka shtuar ai.
Në imazhet e mëposhtme mund të shihni disa vepra të Victor Enrich dhe Xavier Delory. /Telegrafi/