Dashamirët e artit kanë mbetur “duke kruar kokën” në një ekspozitë kur kanë parë një çmim prej 6,277 dollarësh që përmban “një copë turshi të McDonald’s”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vepra e artit është aktualisht në Galerinë Michael Lett të Auckland, me tre pjesë të tjera nga Artet e Bukura, Sydney.
Pjesa e titulluar Pickle, e artistit australian Matthew Griffin, ka pasur një reagim të përzier nga mediat sociale.
Ajo përmban “një turshi të vetme McDonald’s” në një çati të bardhë dhe do të shfaqet deri më 30 korrik.
Një përdorues i mediave sociale tha: “Më dëboi policia nga një McDonald’s për shkak se e bëra këtë kur isha adoleshent, tani është art”.
Por shumë e lavdëruan artistin për punën e tij brilante, me një që e quajti atë thjesht “të shkëlqyer” dhe një tjetër duke thënë “e dua”.
Një tjetër shtoi: “I urrej turshitë. Por e dua këtë”. /Telegrafi/